Andin Hoti: Serbia duhet të jap qasje në arkiva në mënyrë që të zbardhet fati i të të zhdukurve

Andin Hoti kërkon nga BE-ja të garantojë çështjen e personave të pagjetur, para një marrëveshjeje finale në mes të dyja vendeve

Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për çështjen e personave të zhdukur, Andin Ulshin  Hoti deklaroi se Brukseli zyrtar  duhet të garantojë që çështja e personave të pagjetur të marrë epilog para një marrëveshje finale mes dy vendeve. Hoti deklaron se Serbia po bën lojë me këtë çështje duke mos ofruar informacione të sakta për mbi 1600 persona të zhdukur. Para fillimit të gërmimeve në lokacionet ku supozohet se ka varreza masive në Serbi, Hoti thotë se duhet të sigurohen imazhet satelitore. Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, vlerëson se nuk duhet të përsëritet ajo çfarë ka ndodhur në Rudnicë dhe Kizhevak të Serbisë. Fatkeqësisht 2700 gërmime janë bërë deri më sot dhe ende  janë 1600 persona të zhdukur. Nuk flas vetëm për varreza masive apo individuale, por edhe për informacione të personave të tjerë që jo medoemos i kanë vrarë në luftë, i kanë marrë të gjallë. Ne kemi dëshmi të shumta që shumë persona janë marrë të gjallë prej Kosovës dhe nuk dihet më fati i tyre çfarë ka ndodhur deri më sot”, deklaroi Andin Ukshin Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …