Janë bërë 22 vjet nga zhdukja e veprimtarit Ukshin Hoti. E me këtë rast, djali i tij, Andini ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social. “Dhimbja për mungesën e babit, nuk është vetëm sot, me 16 maj, në datën e kidnapimit të tij nga forcat serbe në burgun e Dubraves, dhimbja është çdo ditë, e dyfish më shumë kur ende pas 22 vitesh presim të dimë mbi fatin e tij, nëse ende frymon diku, apo së paku të kemi vend ku të vendosim lulet. Dialogu Kosovë – Serbi, nuk ka kuptim nëse nuk e ka prioritet çështjen e të zhdukurve. Nëse Serbia nuk është e gatshme të bisedoj për diçka kaq humane, ajo nuk e ka lëshuar rrugën e vjetër të regjimit të Millosheviqit, dhe si pasoj, nuk ka kuptim të bisedohet për asnjë çështje tjetër, me një mendësi të tillë”, ka shkruar ndër të tjera ai.
