Andin Hoti, djali i veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, i ka dalë në krah deputetes së VV-së, Saranda Bogujevci pas komenteve të bëra ndaj saj nga zëvendës-kryeministri Driton Selmanaj. Me anë të një postimi në rrjetin, Hoti është shprehur se Bogujevci është dëshmi e gjallë e së vërtetës për masakrat dhe gjenocidin serb në Kosovë. Madje ka shtuar se çdo sulm ndaj saj, është edhe sulm ndaj tij dhe gjithë atyre që me gjakun e tyre fituan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …