Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Ukshin Hoti deklaroi se Serbia nuk po e zbaton deklaratën për personat e pagjetur, të nënshkruar me 2 maj në Bruksel. Ai tha se lidhur me këtë u ka dërguar letër ndërmjetësuesve të dialogut, por edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Hoti u shpreh se së shpejti Ligji për Personat e Zhdukur do të jetë për konsultime publike. Opozita kritikoi qeverinë, duke thënë se çështja e personave të zhdukur nuk është prioritet. Andin Hoti bëri të ditur se gjatë vitit 2023 janë gërmuar në 15 lokacione në territorin e Kosovës. Ai po ashtu i ka dërguar një letër kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për hapjen e arkivave të ushtrisë së Brigadës 37 e cila ka operuar në zonën e Drenicës.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …