Kryesuesi i Komisionit Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka deklaruar se Serbia do të detyrohet të dorëzojë informacionet që posedon për personat e zhdukur, falë presionit dhe kushtëzimeve nga Bashkimi Evropian. Hoti e cilësoi këtë hap si tejet të rëndësishëm, duke theksuar se çështja është krejtësisht humanitare dhe kërkon ndërhyrje të fuqishme nga BE-ja. Ai bëri të ditur se mbledhja e parë e komisionit të përbashkët, e cila do të kryesohet nga BE, pritet të mbahet brenda muajit. Besoj se përmes mekanizmave të kushtëzimit nga BE-ja, Serbia do të dorëzojë informacionet që ka. Nëse Serbia dështon të zbatojë marrëveshjen, kjo do të ngritet si shqetësim në nivelet më të larta hierarkike dhe do të raportohet te të gjitha vendet anëtare të BE-së, tha Hoti. Kërkim falja e Serbisë për krimet e kryera nuk është e mjaftueshme. Ai nënvizoi se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të mund të arrihet pa pranim të përgjegjësisë për krimet, dëmshpërblimin material dhe kërkim faljen për dëmet e shkaktuara.
Kontrolloni gjithashtu
Hisen Berisha; Sovranitet nuk do të thotë, vetëm pse ke pirë kafe bashkë me 200 policë, në veri të vendi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke …