leoni

Kosova dhe Kroacia i kërkojnë që Serbia t'i hap arkivat detajuara që mund të zbardhin fatin e personave të pagjetur

Andin Hoti: Të zhdukurit, plaga jonë nuk është individuale, por është një plagë që e prek të gjithë shoqërinë tonë

Me rastin e Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ka vlerësuar se të zhdukurit, plaga jonë nuk është individuale, por është një plagë që e prek të gjithë shoqërinë tonë. “Të zhdukurit, plaga jonë nuk është individuale, por është një plagë që e prek të gjithë shoqërinë tonë. Nuk mund të ketë normalitet pa u zgjidhur, pa u treguar e vërteta, pa ardhur drejtësia në vend. Të zhdukurit nuk mund të shërohen si plagë vetëm me kalimin e kohës, kjo plagë do të shërohet vetëm kur drejtësia të vijë në vend, kur e vërteta t’u tregohet familjeve. Zhdukjet, vrasjet, apo edhe dërgimi i trupave me frigorifer dhe pajisje të ndryshme nëpër varreza masive në Serbi, nuk janë thjesht akte lufte, ato janë krim kundër njerëzimit, janë gjenocid i pastër, ato janë një lloj krimi që bota e sotme nuk e sheh shpeshherë. Andaj, ky krim duhet të ketë drejtësi, dhe fatkeqësisht ne këtë drejtësi ende po e kërkojmë edhe te instancat ndërkombëtare,” ka theksuar kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Kuvendi vazhdon të tallet, jo vetëm me veten, por edhe me qytetarët

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, ka kritikuar mos efikasitetin e seancave të Kuvendit për …