Andin Hoti: Asgjë nuk mund të më ndalë në angazhimin tim për t’i gjetur më të dashurit tanë, të zhdukur gjatë luftës

Andin Ukshin Hoti: Serbia nuk ka gatishmëri për zbardhjen e fatit të babait tim dhe të shumë të zhdukurve të tjerë

Andin Hoti ka deklaruar se  Serbia nuk ka gatishmëri për zbardhjen e fatit të babait të tij  dhe të shumë të zhdukurve të tjerë. Ai thekson se me rastin e babait të tij dhe të zhdukurve të tjerë Serbia po bën lojëra politike. “Po, janë bërë 23 vjet nga zhdukja e babait tim. Fatkeqësisht, as sot nuk dihet për fatin e tij. Ai ka qenë në, siç e them unë, “institucionin kryesor të sigurisë së shtetit, pra ka qenë në burg”. Dhe nga aty është nxjerrë”. “Serbia nuk ka gatishmëri që pavarësisht se ne i kemi përmendur emrat e personave që dinë për rastin, të intervistohen, qoftë si të akuzuar ose edhe si dëshmitarë. Serbia vazhdimisht bën lojëra politike edhe në rastin e babait tim, por edhe në rastet e tjera”. “Ata thonë vazhdimisht që e kemi liruar nga burgu dhe nuk kemi informacione më tutje. Unë si kryetar i Komisionit për të Pagjetur i kam lexuar disa raporte nga Serbia dhe vazhdimisht ata thonë kështu. Jo veç me këtë rast, pothuajse me të gjitha rastet e të zhdukurve bëjnë lojëra politike. Babai është nxjerrë nga qelia, kështu thonë disa dëshmitarë që kanë qenë të burgosur. Pra, e ka marrë një gardian me emrin Miki Vidiq, mbikëqyrësi ose komandant i burgut ka qenë Branko Komantina. Pra, dihen njerëzit përgjegjës. Ka njerëz të cilët dinë për rastin. Andin Hoti, i cili është edhe në krye të Komisionit Qeveritar, shtoi se kanë kërkuar vazhdimisht nga Serbia të bashkëpunojnë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …