Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti ka folur për pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe njohjet që Kosova ka marrë si shtet. Ai ka thënë se Kosova shtet i njohur ndërkombëtarisht është realitet dhe që s’sheh ndonjë skenar që një gjë e tillë të rrënohej. Ajo që është e rëndësishme është që raportet mes shteteve që kanë dalë pas shpërbërjes së Ish-Jugosllavisë të rregullohen në mënyrë përmbajtjesore dhe pa konflikte, me respekt të ndërsjellë. Kryeministri kroat ka thënë se pa një gjë të tillë, mund të ketë kthim mbrapa dhe në një kontekst tjetër, për të cilin thotë se askush s’ka apetit. Këto procese kanë fituar më shumë intensitet dhe besoj që do të ketë përparim, por që s’kemi iluzione që kjo të rregullohet brenda natës, e di dhe kryeministri Kurti. Është me rëndësi që procesi të jetë paqësor dhe që të ketë qasje pragmatike, për këtë qëndrojmë fuqimisht”, ka thënë Plenkoviq.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …