Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviq, ka konfirmuar se zyrtarët policorë kanë kthyer mbrapsht emigrantët në kufi me Bosnje-Hercegovinën, disa orë pasi kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq ka thënë se përdorimi i dhunës kundër emigrantëve është gjë e “turpshme”. Agjencia shtetërore e lajmeve Hina, ka cituar ministrin Bozhinoviq të ketë thënë se ai pret më shumë hollësi në këtë çështje nga shefi i Policisë kroate, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. “Shefi i Policisë ka krijuar menjëherë një ekip ekspertësh, të cilët kanë punuar pa pushim dhe sa e di, kanë ardhur në përfundim se ka pasur zyrtarë policorë të përfshirë”, ka thënë ai në margjina të një takimi të ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian, që po mbahet në Luksemburg.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …