Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar në Zagreb se nuk ka pajtim me Serbinë pa u pranuar e vërteta se Serbia ka kryer agresion në Kroaci. Plenkoviq ka deklaruar gjatë një pritjeje për Krishtlindjet ortodokse në Zagreb se e vërteta është çelës për pajtimin në Kroaci dhe se ajo ka të bëjë me faktin se Kroacia ishte viktimë e agresionit të regjimit serbomadh të Milosheviqit, raportojnë mediet kroate. Kryeministri kroat ka theksuar se është me rëndësi të bëhen hapa drejt përballjes me të kaluarën. “Jemi duke punuar në integrimin e pakicës serbe në Kroaci”, ka thënë Plenkoviq, duke shtuar se procesi i riintegrimit paqësor paraqet një prej trashëgimive më të mëdha të kryetarit të parë të Kroacisë, Franjo Tugjman. Ai ka vlerësuar se pjesëtarët e pakicës serbe në Kroacijanë të vetëdijshëm për të gjitha rrethanat dhe se ata janë duke e dhënë kontributin e tyre për një Kroaci bashkëkohore.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …