Anëtarë të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale e përkrahin grevën e kirurgëve

Anëtarë të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale e përkrahin grevën e kirurgëve

Anëtarë të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale kanë vizituar kirurgët të cilët janë në grevë dhe të distancuar nga Federata Sindikale e Shëndetësisë. Arbër Morina nga kolegjiumi i kirurgëve tha se kërkesat e tyre janë të qarta dhe ata nuk do të heqin dorë nga to. Sipas tij, përkrahje të kirurgëve ka edhe nga spitalet rajonale. “Ne e kemi një kërkesë të vetme ngritja e koeficientit për profesionistët. Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili është zotu që nëse nuk realizohet kërkesa jonë e drejtë në korrik ai ka me iu bashkangjitë kauzës tonë. Ne nuk duhet të përzihemi me Sindikatën e Shëndetësisë, ne konsiderojmë se ata janë të manipuluar”, tha Morina. Ai tha se janë te revoltuar për shkak se Qeveria do ta votojë buxhetin pa paraparë ngritjen e rrogave të kirurgëve. “Nëse një prokuror paguhet me një sasi te caktuar në këtë shtet atëherë ligji nuk mund të jetë ligji diskriminues për mjekët”, tha Morina. “Sindikata kur e ka kuptu se po organizohem për grevë kanë marrë vendim me hy në grevë kur kemi hyrë ne, po tentojnë me përvetësu një iniciative apolitike, ne jemi këshill profesional dhe asgjë tjetër”, shtoi Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …