leoni

Republika e Kosovë gjatë këtij viti do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të kushtëzohet edhe me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i lidhur me progresin që Kosova do ta ketë në dialogun me Serbinë, por që mund të kushtëzohet edhe me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kanë vlerësuar analistët. Ata thanë se do të ishte gabim nëse shtetet anëtare të KiE-së do ta kushtëzonin hyrjen e Kosovës në këtë Këshill me formimin e Asociacionit.  Kosova në maj të vitit të kaluar ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e ka bërë ministrja e  Jashtme, Donika Shvarc. Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të medieve, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …