Mali i zi në NATO

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO nuk do të kalojë pa reagime të Rusisë

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë,  Marija Zaharova ka deklaruar për agjencinë “Itar tas” se përpjekjet e NATO-s për ta ndryshuar peizazhin politik të Evropës ndikon në interesat e Rusisë dhe nxit reagimin e Kremlinit zyrtar. Ajo ka saktësuar se anëtarësimi  i  Malit të Zi, në NATO, nuk do të kalojë pa reagime të ashpra të Rusisë. Dje 28 vende anëtare të NATO-s kanë nënshkruar Protokollin për pranim të Malit të Zi në Aleancë. Mali i Zi pritet të bëhet anëtari i 29- të i NATO-s në dhjetorin e vitit 2017.

Kontrolloni gjithashtu

PDK, LDK, dhe AAK kërkojnë dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti i Kryeministrit

Dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës të enjten, më 15 prill 2025, ka nxitur …