Anëtarët e lartë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump do të jenë ndër njerëzit e parë që do të vaksinohen kundër koronavirusit në SHBA, thonë zyrtarët. Zyrtarët thanë se disa punonjës të Shtëpisë së Bardhë pritet të marrin vaksinën e kompanisë Fajzer këtë javë.Vaksinimet do të sigurojnë që qeveria mund të “vazhdojë operacionet thelbësore, pa ndërprerje”. Tre milionë dozat e para të vaksinës aktualisht po shpërndahen në dhjetëra vende në të 50-të shtetet në SHBA dhe vaksinimet pritet të fillojnë të hënën (14 dhjetor). Numri i vdekjeve nga koronavirusi, në Amerikë është rritur ndjeshëm që nga nëntori Të shtunën u raportua për 3.309 vdekje, numër rekord krahasuar me gjitha vendet e botës. Shpërndarja e vaksinës po supozohet se do të jetë një pikë kthese në pandeminë e koronavirusit, e cila ka marrë jetën e pothuajse 300.000 njerëzve në SHBA.
