Anëtarët e kabinetit qeveritar në dorëheqje, mund të mos gëzojnë kompensimin financiar pas përfundimit të mandatit, pasi në Ligjin për pagat në sektorin publik, i cili pritet të fillojë së zbatuari në muajin nëntor, thuhet se “nëse funksionari publik jep dorëheqje atëherë nuk i takon pagesa kalimtare pas përfundimit të funksionit”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëvendësministri i Administratës Publike, Hajredin Hyseni. “Ashtu e thotë ligji i ri, mirëpo duhet të ju informojmë se ligji i ri hyn në funksion në muajin nëntor dhe deri atëherë vlen ligji aktual”, thotë Hyseni. Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe sipas Kushtetutës, Qeveria në këtë rast bie. Ligji për pagat e në sektorin publik, përveç funksionarëve që japin dorëheqje, nuk jep të drejtën e pagesës kalimtare edhe për funksionarët që shkarkohen nga funksioni për shkelje ligjore, pastaj nëse pas përfundimit të mandatit, ushtron ndonjë funksion për të cilin paguhet nga buxheti i Republikës së Kosovës, si dhe nëse funksionari me vendim të formës së prerë është shpallur fajtor nga gjykata për një vepër penale të kryer gjatë kohës sa ka bartur funksionin, ose gjatë periudhës së marrjes së përfitimit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …