Më 13 korrik ishte caktuar të mbahej mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ku do të shqyrtohej Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Ndërkohë mbledhja ishte shtyrë pa dhënë ndonjë datë konkrete. Nuk dihet nëse Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi do të jetë në rend dite në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar të Isa Mustafës.
