Anëtarët e Klubit të Librave bashkëbiseduan me autorin Qemajl krasniqi

Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara në kuadër të “Klubit të Librave”, në ambientin e Qendrës Kulturore “Mensur Zyberaj” në komunën e Rahovecit, u mbajt një takim bashkëbisedues me shkrimtarin Qemajl Krasniqi. Anëtarët e “Klubit të Librave” shfrytëzuan rastin të bisedojnë për librin, të lexuarit dhe procesin e krijimtarisë letrare. Të pranishmit, parashtruan një mori pyetjesh rreth krijimtarisë letrare të autorit Krasniqi, me theks të veç̧antë për monografitë e tij dhe për krijimtarinë letrare në përgjithësi. Interesimet e fëmijëve dhe të të rinjve morën përgjigje me kënaqësi nga autori, i cili në fund bëri thirrje që libri të jetë gjëja e parë me të cilën ata duhet të përkushtohen. Takimet me shkrimtarët dhe aktivitete tjera, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …