Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë kanë vizituar Komunën e Skenderajt

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, i kryesuar nga kryetari Bekë Berisha, kanë vizituar sot Komunën e Skenderajt, me ç’rast janë pritur nga kryetari Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku. Gjatë takimit është diskutuar rreth pasojave dhe dëmeve që u shkaktuan nga vërshimet e javës së kaluar, duke shkaktuar dëme të shumta në vlerën e dhjetëra miliona eurove, në ekonomitë familjare, biznese dhe në sektorin e bujqësisë. Kryetari Nura, pasi i ka njoftuar anëtarët e komisionit për pasojat e përmbytjeve, ka potencuar faktin se Komuna e Skenderajt, por edhe të tjerat që u goditën, me buxhetin vetanak, e kanë të pamundur t’i kompensojnë dëmet nga kjo fatkeqësi. Megjithëkëtë, kreu i Skenderajt, është shprehur se pret mbështetjen e nivelit qendror, për të rimëkëmbur zonat e prekura dhe familjet që vuajtjen nga përmbytjet.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …