Me 6 vota pro dhe 4 kundër, anëtarët e Komisionit për Financa dhe Transfere kanë miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2020 dhe i njëjti është proceduar në Kuvend për miratim. Në komisionin për Financa dhe Transfere gjatë shqyrtimit të rishikimit të Buxhetit për këtë vit, janë dhënë vërejtje për këtë projektligj nga deputetët e partive opozitare pasi sipas tyre nuk është adekuat për gjendjen e krijuar nga Covid-19. Derisa ministrja e Financave Hykmete Bajrami, duke arsyetuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e viti 2020, ka thënë pandemia Covid-19 ka goditur të hyrat buxhetore sikur edhe sektorin privat dhe për këtë është i domosdoshëm rishikimi. Prandaj, për të reflektuar rënien e të hyrave dhe gjendjen e rëndë të bizneseve dhe punëtorëve, qeveria sipas saj ka marrë nismë ligjore qysh në fillimin e punës në rishikimin e buxhetit për të marrë veprime për t’u përballë me virusin korona.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …