Anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian janë dakorduar që ta ftojnë kryeministrit Avdullah Hoti të raportoj në lidhje me takimin në Bruksel. Kryetari i komisionit për Integrim Evropian, Ismet Beqiri ka thënë se do të luajnë një rol mbikëqyrës mbi ministritë. Ai ka thënë duhet të raportojë kryeministri në komision mirëpo sipas tij, këtë kohë Avdullah Hoti ka një agjendë të ngjeshur. Mes tjerash Beqiri ka thënë se Hoti e ka obligim të raportojë në Kuvend sa i përket takimit në Bruksel. Deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli, iu është drejtuar Ismet Beqirit duke i thënë se ai nuk është profesionist që të jetë në krye të këtij komisioni. Ajo ka thënë se njeriu kompetent për këtë komision është Faton Bislimi. Kurse Bekë Berisha i ka thënë deputetes Pacolli se fjalimi i saj në Bruksel ka qenë si “spiunim”. Ai i ka thënë asaj se kudo që po shkon po bënë skandale. Deputetja Blerta Deliu nga radhët e PDK-së ka thënë se kryeministri Hoti pas takimit në Bruksel duhet të vijë dhe të raportojë në komision.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …