https://reporteri.net/lajme/tri-deputetet-e-opozites-ne-konference-kurti-e-bislimi-izoluan-kosoven-vendi-te-shkoje-ne-zgjedhje/

Anëtaret e Komisionit për Integrim Evropian thonë se skandalet e Qeverisë janë të panumërta dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Anëtaret e Komisionit për Integrim Evropian kanë mbajtur konferencë për medie, pas dështimit të raportimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ky i fundit ishte ftuar të raportojë në lidhje me dialogun por që nuk ishte prezent. Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, tha se edhe përkundër konfirmimit se do të marrë pjesë në Komisioni Bislimi nuk ka ardhur, madje kanë munguar edhe deputetët e pozitës. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për mosraportim. Sipas saj, skandalet e Qeverisë janë të panumërta dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Kritika për mos raportim të Bislimit, pati edhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.“Kjo është Qeveria më jotransparente dhe është e obliguar Qeveria përmes një rezolutë që të diskutojë për dialogun. Po e shihni se kjo Qeveri po ik nga deputetët”, tha Kadriaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …