Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane kanë shprehur një varg kritikash drejtuar ministres së Integrimeve Evropian, Dhurata Hoxha, për mos zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit dhe Agjendës për Reforma Evropiane, që ka rezultuar me humbjen e dhjetëra miliona eurove nga Bashkimi Evropian. Sa i përket liberalizimit të vizave, Hoxha ka thënë se nuk qëndron fakti se kjo Ministri nuk ka angazhim serioz për çështjen e liberalizimit. Deputeti Ismet Beqiri nga LDK theksoi se është me rëndësi të thuhet se zgjedhjet në Parlamentin Evropian, korrupsioni dhe krimi i organizuar shuajnë shpresat se do të ketë shpejt liberalizim të vizave. Deputetja Fatmire Kollçaku nga Vetëvendosje tha se ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit janë në fund të listës për zbatimin e masave të MSA-së. Andaj, duhet verifikuar zbatimi në terren, sepse në letër është ndryshe. Ndërkohë kryetarja e Komisionit Blerta Deliu Kodra duke iu referuar rastit të fundit të anëtarit të Bordit të Telekomit, ka kërkuar nga ministrja Hoxha që të ndalen punësimet në borde që janë politike. Ndërsa, ministrja Hoxha ka thënë se kohëve të fundit ka pasur spekulime se Kosova gjoja ka humbur miliona euro nga Bashkimi Evropian për shkak të performancës së dobët për zbatimin e MSA-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …