Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskutojnë për masat që duhet ndërmarr ndaj Coronavirusit

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi diskutojnë për masat që duhet ndërmarr ndaj Coronavirusit

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë diskutuar për masat që duhet të merren për parandalimin dhe mbrojtjen nga Coronavirusi, virus nga i cili sipas të dhënave të deritashme kanë vdekur rreth tre mijë persona. Anëtari i këtij komisioni nga PDK, Bekim Haxhiu, ka thënë se duhet të bëhen kontrolle më të  rrepta në pikat kufitare, meqë sipas tij nuk janë duke u bërë  kontrolle të detajuara. Por, sipas deputetit të Vetëvendosjes, Fitim Uka është e pamundur që të bëhen kontrolle të rrepta më pikat kufitare, megjithatë është shprehur i gatshëm për t’i vizituar dhe për të parë se cka mund të kontribuojnë. Në këtë mbledhje ku u bë miratimi i fushëveprimit të Komisionit, u diskutua edhe për paqartësitë që ka krijuar shpërbërja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …