Anëtarët e KQZ-së, kanë marrë vendim që të mos certifikojnë, Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, 2025. Edhe pse zyra për regjistrimin dhe akreditimin e subjekteve politike rekomandoi që Lista Serbe të certifikohet për zgjedhjet e përgjithshme, megjithatë ishin dy vota kundër, dy për dhe shtatë abstenime. Dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, kanë kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme. Shqetësime mbi certifikimin e Listës Serbe u shprehën edhe nga disa përfaqësues të opozitës. Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se verifikimi i listave të kandidatëve ka kaluar nëpër disa institucione dhe asnjë prej tyre nuk ka dhënë ndonjë vërejtje.
