Anëtaret e KPF-së në Rahovec mbajnë dëgjime  publike me banorë të fshatrave Fortesë, Sopniq dhe Xërxe për përgatitjen e buxhetit të vitit 2019

Nën organizim të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Rahovecit dhe kryesuesit të Komitetit për Politik dhe Financa (KPF) Afrim Dina, ka vazhduar mbajtja e dëgjimeve publike me qytetarë për përgatitjen e buxhetit për vitin 2019, me banorët e fshatrave Fortesë, Sopniq dhe Xërxe. Në hapje të takimeve për dëgjime publik, Afrim Dina, kryesues i KPF-së tha se ne jemi këtu që nga ju ti marrim kërkesat tuaja që ju i keni, por kisha kërkuar nga ju që kërkesat ti shënoni bazuar edhe në prioritete, ti protokolloni dhe ti dorëzoni zyrtarisht në komunë, pastaj sipas mundësive buxhetore ato kërkesa do të hynë në buxhetin e vitit 2019. Afrim Limani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa i njoftoj banorët e fshatrave që ishin në dëgjim publik për buxhetin dhe shpërndarjen e tij ai tha se buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2019, do të jetë 13 milion e 658 mijë e 891 euro i shpërndarë në këto kategori: Paga dhe mëditje, Mallra dhe shërbime, Shpenzime komunali, Subvencione dhe transfere. Kurse ajo që juve ju intereson më së shumti, është kategoria investime kapitale dhe në këtë kategori janë mbi 4 milion euro të planifikuara për vitin 2019 dhe bazuar në kërkesat që ne i marrim nga ju do të hynë për realizim gjatë vitit 2019. Kërkesat e banorëve të fshatit Fortesë i paraqiti, Shukri Popaj, kryetar i këshillit të fshati i cili tha se këto janë kërkesat e banorëve të këtij fshati: Ndërtimi i objektit të ri të shkollës fillore, Zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik, Rregullimi i trotuarit nga përmendorja e fshatit rrugës për Xërxe, Rregullimi i rrugëve fushore, Zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në lagjen e Gashve, Pastrimi dhe rregullimi i lumit “Remnik” nga Fortesa deri tek Drini i Bardh, Kubëzimi i rrugëve në disa lagje, Hapja e kanaleve për kullimin e tokave bujqësore. Ndërsa kërkesat e fshatit Sopniq i paraqiti, Mensur Gashi kryetar i këtij fshati i cili tha se kërkesat e banorëve të fshatit janë: Rregullimi i trotuarit dhe ndriçimit publik përgjatë rrugës Sopniq-Fortesë , Rregullimi i rrugëve fushore, Pastrimi i përroit dhe Rregullimi i ngrohjes qendrore në shkollën fillore. Behar Thaqi, kryetar i këshillit të fshatit Xërxe i prezantoi kërkesat e banorëve të këtij fshati dhe sipas tije kërkesat janë këto: Rregullimi i kanalizimit, Rregullimi proçkave nëpër të cilët kalojnë ujërave atmosferike, Kubëzimi i katër rrugëve përbrenda fshatit, Rregullimi i rrugëve fushore dhe Vendosja e pengesave në rrugën që kalon afër shtëpisë së kulturës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …