Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës janë kthyer në mbledhjes e Kryesisë pas bojkotit për më shumë se një javë. Nënkryetari i Kuvendit, Memli Krasniqi dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, kanë marr pjesë në mbledhjen e sotme të Kryesisë. Kjo parti i ka bojkotuar mbledhjet e Kryesisë që nga zgjedhja e Vjosa Osmanit në krye të Kuvendit, pasi ajo në ditën e parë të punës e zhvendosi fotografinë e kryetarit Thaçi në zyrën e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …