Anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës zgjedhën kryesuesin e ri të këtij Këshilli

Anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë zgjedhur kryesuesin e ri të këtij Këshilli. Në garën për këtë pozitë kanë konkuruar Bahri Hyseni, i cili ka arritur të marrë vetëm dy vota dhe  Blerim Isufaj, i cili mori 8 vota me ç’rast edhe u zgjedhë kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Pas zgjedhjes në këtë pozitë, ai deklaroi se roli i Këshillit Prokurorial të Kosovës është qenësor për sundimin e ligjit. Gjatë kësaj mbledhjeje u bë edhe betimi i anëtarëve të rinjë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.


 


 


 


 


 


 (Pas intonimit të himnit kombëtar dhe shtetëror):


Të nderuar familjarë të dëshmorëve dhe martirëve të Reçakut, e nderuar zonja Presidente, Atifete Jahjaga, i nderuar kryekuvendar, Kadri Veseli, i nderuar Komandant i Zonës Operative  të Neredimës gjatë luftës, z Shukri Buja, të repsketuar invalidë, veteranë dhe të gjithë ju pjesëmarrës të kësaj Akademie Përkujtimore!


Në ditën e sotme, para 17 vjetësh, Reçaku u zgjua me krismat e dhunës dhe terrorit. 15 Janari i vitit 1999,  tronditi jo vetëm banorët e Reçakut dhe popullin tonë, por edhe  mbarë forcat përparimtare të botës. Skenat  e llahtarshme të krimeve, mbi popullatën civile, që u shpërndanë me shpejtësi në mediet e botës, tregonin skoriet  e një çmendurie të pushtetit serb, e cila goditi rëndë  njerëzimin paqedashës e liridashës të mbarë rruzullit. Masakra e Raçakut, të cilën e kryen forcat okupatore serbe, u bë një pikë kthese vendimtare që e shtyri bashkësinë ndërkombëtare, të marrë seriozisht çështjen e Kosovës. 15 janari i vitit 1999 pa dyshim se ka shënuar një kthesë historike në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën. Kjo dhe masakra të tjera që kishin kryer serbët në Kosovë edhe gjatë vitit 1998, i ka paraprirë proceseve në fushatën e bombardimeve të NATO-s, ndaj caqeve serbe, e cila zgjati prej 24 marsit deri më 10 qershor të vitit 1999.


Reçaku sot, në këtë ditë dimri zbardhet si zog feniksi, me plot dinjitet e krenari, me kujtim e mos-harrim për  më të dashurit, me besë-betimin e ruajtjes me çdo kusht dhe me çdo çmim të lirisë e pavarësisë, andaj ne sot jemi mbledhur këtu që përmes kësaj Akademie Përkujtimore të rikujtojmë sakrificën dhe luftën e drejtë të popullit tonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.


Me këtë rast, për t’i përkujtuar dhe nderuar martirët dhe dëshmorët e rënë në Reçak, më 15 janar 1999, ju ftojmë për një minutë heshtje.


Lavdi!


Të respektuar pjesëmarrës, fillimisht ftojmë  kryetarin e komunës së Shtimes, zotëri Naim Ismajli që ta marrë fjalën, në hapje të pjesës tematike të kësaj Akademie.


Sot ka ardhur për të marrë pjesë në këtë Akademi edhe kryetarja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, të cilën e ftojmë  të na  drejtohet me një fjalë rasti.


Falënderojmë kryetaren Jahjaga për fjalën e saj kuptimplote, ndërkohë që ftojmë, luftëtarin e lirisë, tani Kryekuvendarin e  Kosovës, z. Kadri Veseli që të marrë fjalën  në përkujtim të ditëve të acarta që 15 janarit të vitit 1999, të ditëve të dhembshme por edhe krenare e heroike.


Falënderojmë kryekuvedarin Kadri Veseli dhe ftojmë Komandantin e Zonës Operative të Neredimes të UÇK-së, gjatë luftës, gjeneral Shukri Buja.


Falenderojmë ish komandantin Buja për fjalën e tij, ndërkohë ftojmë që emër të Shoqatave të Luftës së UÇK-së, të flasë në këtë Akademi z, Xhavit Jashari.


Të respektuar të pranishëm. Kemi kryer pjesën tematike të Akademisë ndërkohë për pjesën kulturore paraqitet para jush, Kori i Qyetit të Gjilanit, nën dirigjimin e z. Adhurim Hasimi,   me dy pika korale.


Të nderuar familjarë të dëshmorëve e të martirëve të Reçakut, të nderuar pjesëmarrës  ju falënderojmë të gjithëve që u bashkuat me ne  për t’i  përkujtuar Dëshmorët dhe Martirët e Reçakut dhe për të nderuar familjet e të afërmit e tyre.


Ju faleminderit!


Prishtinë, më 15. 1. 2016


 


 


Sheradin i nderuar


Në shkrimin tim për  dr. Kristo Frashërin nuk kisha përmendur  emra sharlatanësh, dhe këtë e kam nënvizuar në shkrim,  por Resul Bedo,  reagoi pa asnjë bazë. Nuk duhej ta kishe lëshuar atë reagim, për shkak se nuk kam përmendur emra. Tani që ai ka marrë përgoje emrin tim,  më duhet të reagoj, por jemi 1 me 1 dhe nuk dua të hap polemikë. Nëse ti boton ndonjë reagim të Resulit, detyrohesh që në fund të reagimit gjithnjë ta postosh reagimin tim… Po ashtu mos e boto atë foton time, sepse është shumë e dobët. Nuk preferoj ta postosh foton time.


Gjithë të mirat


Ahmet Qeriqi


 


Ahmet Qeriqi: Nuk kam përendur emra konkretë sharlatanësh, kurrsesi emrin e Resul Bedos


Në shkrimin tim, “Kristo Frashëri ju dha një grusht të fortë pseudoshkenctarëve dhe sharlatanëve”, nuk kam përmendur emra konkretë  sharlatanësh, sepse konsideroj se ka shumë të tillë dhe nuk merrem dot me ta, veç e veç, me emër e mbiemër. Më vjen keq nëse z.  Bedo, për të cilin kam shumë konsideratë, sidomos me punën e tij kolosale në zbardhjen e biografive të dëshmorëve të LANÇ,   e gjen veten te sharlatanët, ndërsa sa i përket vlerësimit tim për profesorin e nderuar,  shkencëtarin më eminent të historisë shqiptare, Dr. Kristo Frashëri, kjo jo vetëm që është e drejtë imja, po për vlerësime të tilla nuk kam kurrfarë nevoje të pyes askë.  Në shkrimin tim për studimin e historianit të kalibrit botëror, Kristo Frashëri, nuk kam adresuar  asnjë fjalë fyese e poshtëruese për asnjë emër e mbiemër të caktuar. Natyrisht se nuk kam  ndonjë mbështetje e lëvdatë për sharlatanë e adhamudhë të kohës sonë.


Unë quaj sharlatanë ata shkrues, qofshin edhe me tituj shkencorë, që pretendojnë të na bindin, me ato që ata i quajnë fakte, dhe që insistojnë të na tregojnë se albanologët, historianët e shkencëtarët shqiptarë e të huaj, ‘ia paskan huqur” sa i përket prejardhjes së shqiptarëve. Tani pas afër 20o e më shumë vjet albanologji intensive shkencore, të pretendosh se tërë ajo dyzinë shkencëtarësh “ia paska huqur” origjinës së të parëve tanë, nuk më duket më shumë, as më pak se sharlatanizëm.  


Natyrisht se jemi të lirë t’i shprehim mendimet e hulumtimet tona, por të pretendohet se Homeri paskësh qenë shqiptar, se tërë perënditë greke paskëshin qenë shqiptarë, se grekërit e sotëm nuk paskan asnjë lidhje me ata të vjetërit, se fjala pellazg rrjedhë  nga Pela apo Pella apo pjella, pa gjurmuar etimologjinë e fjalës, Pellagonia, Pellagea,  se Troja, se perëndia HRONI- KRONI,  paska qenë shqiptar, sepse emri TROIA, në shqipen e sotme do të thotë “truall”, se Akili, Hektori, Agamamnoni paskëshin qenë shqiptarë, kur fjala shqiptar për herë të parë përmendet diku në Mesjetë, se shqipja qenka folur diku thuhet 3000 e diku 30.000 vjet më parë, pa sjellë asnjë argument të qëndrueshëm shkencor,  dhe pastaj  të thuash se këto “xhevahairë” nuk janë sharlatanizma, atëherë çfarë janë në të vërtetë?


Sharllatanë ka pasur dhe do të ketë në mesin e njerëzve që kanë krizë identiteti, mungesë diturie, kompleks inferioriteti,  dhe pretendime megalomane për të zbulura diçka që nuk e ka zbuluar askush.


Dhe ja vetëm disa shembuj se çfarë sharllatizmash mund të lexohen nëpër faqe interneti, edhe  nga ata që e heqin veten të ditur e shkencëtarë:


Njëri ka zbuluar se emri i  Lombardia, në Itali,  vjen nga togëfjalëshi  shqip, Lumi i bardhë, se emri i qytetit Pescara në Itali,  kaska kuptimin (pesëkara)dhe  qenka shqip, (bukur e plleshme kjo), Lumi Po, po ashtu tingëllon shqip, Bukureshti, natyrisht nga Bukurështë, Berlini, nga Bjerë-lini, Toskanën e paskan krijuar toskët e pastaj paskan ikur për në Toskërinë e sotme, se Faraonët e lashtë  janë nga “fara jonë”,  farë hiq e pëlqyeshme ajo e faraonëve, këto dhe profka të tilla nuk kanë të bëjnë me shkencën, sepse ngjashmëria e fjalëve mes gjuhëve është dukuri gjuhësore kudo në botë, ndërsa etimologjia, prejardhje e saj duhet kurdoherë të studiohet me fakte e argumente me dije shkencore, krahasime, teza e antiteza për të arritur në përfunime shkencore sikur kanë bërë: Gustav Majer, Eqrem Çabej, Norbert Jokli, Holger Pedersen, Ishtvan Shyc, Millan Shuflaj, Wilfried Fiedler, Cimohovski, Pol Kreçmer, Mahir Domi, Aleksandër Xhuvani, Kostaq Cipo, Aleks Buda, Selman Riza, Shaban Demiraj, Idriz Ajeti e shumë e shumë të tjerë.


 

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …