Anëtarët e Shoqatës Sindikale të Sigurimit Fizik në KEK, gjatë protestës së sotme janë përleshur me Policinë e Kosovës

Anëtarët e Shoqatës Sindikale të  Sigurimit Fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës,  gjatë protestës së sotme janë përleshur me Policinë e rendit pasi kanë bërë përpjekje  për të hyrë  në objektin e kompanisë. Ata, kanë protestuar për të tretën herë radhazi brenda këtij viti, ka mbajtur protestë për shkak të mos-përmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut. Këta punëtorë po ashtu kanë kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës pasi sipas tyre nuk është duke e përmbushur premtimin e dhënë tash e sa kohë. Ata gjatë protestës kanë mbajtur edhe pankarta në duar në të cilat shkruante: Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot! Ne nuk jemi të privatizuar, jemi të huazuar për 3 vjet.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …