Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj kujton bashkëluftëtarin e tij Agim Selmanaj në 22 vjetorin e rënies heroike

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj kujton bashkëluftëtarin e tij Agim Selmanaj në 22 vjetorin e rënies heroike

Daut Haradinaj anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kujton 1 majin e vitit 1999 ditën kur ra heroikish Agim Selmanaj. Ai tha se në kohë dhe rrethana të vështira u lind dhe u rrit Agim Ali Selmanaj, ai ishte vetëm dy vjeçar kur Serbia i arrestoi të atin dhe gjithë familjen me dhjetra burra të fshatit. Haradinaj tha se vuajtjet dhe jeta e vështirë vetëm sa e përgatiste moralisht dhe kombëtarisht Agimin, ai tha se Agimi ishte ndër të parët që po dëshmonte aftësitë e tij luftarake kuyr filloi lufta frontale dhe se me shumë sukses po udhëhiqte beteja e po riorganizonte njësitet policore të Brigadës 131. Ai tha se dita e 1 majit ishte dita kur humbi krahun e tij të djathtë të rinisë së tij dhe luftës që po e bënin dhe se ende i ka të freskëta momentet e lamtumirës për Agimin e papërsëritshëm të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …