Anëtari i Bordit të KOSTT-it, Nebih Zariqi, pas publikimit të bisedave të koordinatores së komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka deklaruar se Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti më 5 gusht të vitit 2021, kishte ftuar anëtarët e bordit të KOSTT-it në një takim me dyer të mbyllura nën pretendimin se diskutimi ka të bëjë me sekrete shtetërore. Krejt çka është bërë nga ai takim është të diktoheshin politikat e Mhialit ndaj bordit. Pikërisht për shkak të këtyre korrespodencave, Komisioni Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti me datën 5 gusht 2021 e fton bordin e KOSTT-it në takim me dyer të mbyllura, me aludimin se diskutimi ka të bëj me sekret shtetëror e që në fakt asgjë nuk kishte sekrete, por donin ta frikësonin bordin dhe te diktonin politikat nënshtruese-frikësuese të Mihaili. Nebih Zariqi thotë se ekziston incizimi me zë i atij takimi. Prapaskena e atij takimi ishin thashethemet e Genc Kunushecit, Ngadhnjim Jakupit dhe Dejona Mihailit. Ngadhnjim Jakupi, ishte shkarkuar nga bordi i KOSTT-it, pikërisht për falsifikim dhe shtrembërim të diskutimeve që anëtarët e bordit i bënin në mbledhje, ekzistojnë incizimet dhe procesverbalet, ka nënvizuar, Nebih Zariqi në një postim të tij
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …