Institucionet arsimore dhe ato shëndetësore sot mbajnë grevë për ta kundërshuar vendimin e Kushtetueses

Anëtari i Këshillit Grevist, Zenun Nimani ka thënë se vendimi i SBASHK-ut nuk nënkupton ndërprerje të grevës

Anëtari i Këshillit Grevist, Zenun Nimani ka thënë se vendimi i SBASHK-ut nuk nënkupton ndërprerje të grevës, por ky  është vetëm  një komunikim i vazhdueshëm me anëtarësinë. Këtë gjë ne e kemi bërë vazhdimisht. Mirëpo kësaj radhe ne i kemi pyetur ata se si duhet të veprojmë në të ardhmen. Ne këtë njoftim në fillim e kemi përcjellë te mediat pastaj te anëtarësia. Deri më tani unë kam marrë disa përgjigje. Ai ka thënë se disa prej anëtarëve të SBASHK-ut tashmë i kanë dërguar përgjigjet, megjithatë këto janë të pakta dhe gjatë ditës së sotme  do të kompletohen edhe përgjigjet tjera. Disa prej anëtarëve të SBASHK-ut kërkojnë pezullimin e grevës por kanë edhe kërkesa tjera, disa tjerë thonë se duhet vazhduar greva. Ne do të marrim mendimin e anëtarëve dhe nga të vendosin shumica do të vendosim edhe ne”, nënvizoi Zenun Nimani.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …