Anëtari i Komisionit për AKI-në, Ardian Kastrati, ka folur për arrestimin e dy të dyshuarve për spiunazh, në Ferizaj. Ai theksoi se interesi është që, pa dallime partiake, të mbrohen institucionet e sigurisë. “Çka ne kërkojmë është që të ketë një proces hetimor dhe pastaj nga ky proces i organeve të drejtësisë, ne t’i marrim të dhënat. Dhe neve na intereson që ta thërrasim edhe drejtorin e AKI-së në raportim që të marrim detaje se si ka ardhur deri tek kjo situatë,” tha Kastrati. Ai shtoi se intereson më shumë për fenomenin në përgjithësi sesa për individë të caktuara. “P.sh, Sa spiunë i kemi ne në Kosovë? A ka shumë spiunë të UDB-së? Ku është burimi? Ku është interesi? Ku është rrjeti me të cilin bashkëpunojnë? Çfarë dëmi nacional i shkakton kjo Kosovës?,” ka pyetur ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …