Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Vetëvendosja, Alim Rama, është liruar nga detyra, me kërkesë të tij

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Vetëvendosja, Alim Rama, është liruar nga detyra, me kërkesë të tij

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Alim Rama, është liruar nga detyra, me kërkesë të tij. Këshilltari i presidencës Bekim Kupina e ka konfirmuar lajmin për medie se Alim Rama është liruar nga detyra dhe do të bëhet zëvendësimi i tij. Kryetarja është informuar lidhur me dorëheqjen e z.Alim Rama nga pozita e anëtarit në KQZ. Pas kësaj, Presidentja ka marrë vendim për lirim të tij nga detyra dhe në ditët në vijim, bazuar në afatet ligjore do të bëhet zëvendësimi i anëtarit në KQZ”, ka thënë Kupina. Eugen Cakolli i KDI-së thotë se janë bërë gati tre muaj që kur anëtari i KQZ-së, Alim Rama, pa papajtueshmëri ligjore në ushtrimin e këtij mandati, për shkak të emërimit në pozitën e Sekretarit Organizativ të Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …