Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, ka thënë se qytetarët e Kosovë po e humbin besimin në Qeverinë Kurti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, ka thënë se qytetarët e Kosovë çdo ditë po e humbin besimin në këtë qeveri. Rezultatet e fundit të sondazhit të UBO-së nuk janë befasuese duke pasur parasysh se sa dështime kemi parë nga pushteti i Kurtit. Ka paaftësi në çdo sektor, ka regres në çdo fushë: në ekonomi, energji, vende pune, infrastrukturë, investime, shëndetësi. Ai do të vazhdojë të bjerë, por ajo që është pozitive është se qytetarët e njohin alternativën dhe ajo është LDK-ja, e vetmja parti që po rritet vazhdimisht në sondazhe. Xhhafer Tahiri ka theksuar se janë të lumtur ta shohin këtë rritje të përkrahjes qytetare për LDK-në. Kjo na jep edhe më shumë përgjegjësi për të bërë më mirë, për të qenë më afër qytetarëve dhe për të dhënë zgjidhje për problemet e çdo ditshme të tyre. Zgjedhjet e radhës, kurdo që ato vijnë, do të prodhojnë ndryshime të mëdha e të njëmendta sepse kjo i duhet Kosovës dhe popullit tonë”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …