leoni

Kurteshi

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, shprehet kundër rinumërimit të votave që ka propozuar AAK-ja

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, i cili pandërprerë kishte akuzuar KQZ-në për pa rregullsi, madje edhe ishte sjellë me arrogancë sidomos kudër  kryetares, Valdete Daka, nuk është pajtuar me kërkesën e anëtarit të AAK-së, Ibrahim Selmanaj, i cili  ka kërkuar të bëhet rinumërim i plotë i të gjitha votave. Kurteshi ka thënë se në rast se kjo do të ndodhte atëherë ky proces do të merrte konotacion politik, sikur  tërë procesi ka qenë i kriminalizuar. Nuk jam pajtuar që ky ka qenë procesi më i mirë zgjedhor, por kërkesa për rinumërim të plotë i tejkalon kërkesat ligjore, tha ai. Ndërkohë, Ibrahim Selmanaj nga AAK, konsideron se rinumërimi i votave është mënyrë demokratike, është propozim i një subjekti politik që ka garuar në zgjedhje, saktësoi, Selmanaj.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj e quan “kriminale” rritjen e çmimit të energjisë – akuzon ZRrE dhe Qeverinë Kurti për neglizhencë ndaj qytetarëve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut reaguar ashpër ndaj vendimit të …