Anëtari i partisë Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka fyer rënd mediet dhe gazetarët. Ai këto fyerje i ka bërë gjatë qëndrimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Sipas tij, mediet dhe gazetarët po duan ta paraqesin keq partinë së cilës ky i takon – Vetëvendosjen. Gjatë qëndrimit në këtë qendër, ai është dëgjuar duke i quajtur mediet si shërbëtore të vrasësve me pagesë. “Ju jeni media kriminale të vrasësve me pagesë, siç është…” është dëgjuar të ketë thënë anëtari i partisë Vetëvendosje, Sami Kurteshi.
