Anëtari i PDK-së, Ibrahim Gashi: Pacolli është lider me vetëdije të lartë institucionale dhe shtetndërtuese

Anëtari i PDK-së, Ibrahim Gashi: Pacolli është lider me vetëdije të lartë institucionale dhe shtetndërtuese

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, profesori Ibrahim Gashi, ka lavdëruar personalitetin e liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli sa i përket qëndrimeve të fundit të tij për krijimin e institucioneve. Gashi, i cili ka qenë me herët bashkëpunëtor i kreut të AKR-së, ka thënë se Pacolli është njëri nga liderët që ka treguar një vetëdije të lartë institucionale dhe shtetndërtuese që nga hyrja e tij në politikë. Sipas tij, lideri i AKR-së edhe në situatën e krijuar do të reflektojë këtë pjesë të personalitetit të tij. “Duke e njohur nga afër personalitetin e z. Behgjet Pacolli, mendoj se ai është njëri nga liderët që ka treguar një vetëdije të lartë institucionale dhe shtetndërtuese që nga hyrja e tij në politikë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …