Anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, takoi në Ankara kryetarin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan. Duke folur për këtë takim, Millorad Dodik tha për mediet në Bosnje se është pajtuar me kryetarin e Turqisë, Erdogan se paqja në Bosnje nuk ka alternativë”. “Kërcënimi me forcë nuk mund të zgjidhë asnjë problem. Të tjerët e kanë imponuar atë temë. Erdogan është i njoftuar me situatën në Bosnje dhe kjo ka qenë një mundësi për t’ia paraqitur atë nga këndvështrimi ynë. Kërkojmë mirëkuptim për proceset politike”, tha Dodik. Ai ka qëndruar për një vizitë në Ankara të hënën, pas takimit që zhvilloi me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili qëndroi për vizitë në Bosnje në kohën kur ky vend është përfshirë nga kriza politike, pasi përfaqësuesit e Republikës serbe, që përbëjnë shumicën nga dy entitetet e tjera, boshnjakë myslimanë dhe kroatë, nuk janë duke marrë pjesë në punën e institucioneve shtetërore të këtij shteti të përbërë nga tri entitete kombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …