Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka njoftuar se ka marrë vendim për të ndaluar, Berat Gashin nga pjesëmarrja në zgjedhje, si kandidat ose edhe si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor për periudhën kohore prej dy vjetësh, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 2000 euro, pasi Gashi në cilësinë e Anëtarit të Komisionit Zgjedhor ka marrë pjesë në tubime zgjedhore të organizuara nga LVV-ja. Në profilin e tij në rrjetet sociale, Gashi ka publikuar edhe foto të shumta nga fushata e LVV-së nëpër Kosovë, por kryesisht në komunën e Obiliqit.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, uron komandantin e ri të KFOR-it, kolonelin Reichstein që është vendosur, në Kosovë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mbështetjen dhe urimet e tij për …