Angazhimi i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit po jep rezultate pozitive në të hyrat e Tatimit në Pronë

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit e angazhuar në rritjen e të hyrave të Tatimit në Pronë, nga ky angazhim kjo drejtori ka rritur të hyrat për 31 mijë e 151, 68 euro për gjashtë mujorin e parë të vitit 2018. Në të njëjtën periudhë të vitit 2017 të hyrat kanë qenë 160 mijë e 439, 37 euro, kurse për vitin 2018 të hyrat janë 192 mijë e 051,05 euro. Drejtori për Buxhet dhe Financa, Afrim Limani për rritjen e të hyrave të Tatimit në Pronë thotë se e gjithë kjo është bërë nga puna e mirë që është duke u bërë në këtë drejtori dhe vetëdijesimi i qytetarëve për të paguar Tatimin në Pronë. Ai shprehet se të hyrat e Tatimit në Pronë në gjashtë mujorin e parë të vitit 2017 kanë qenë 160 mijë e 439, 37 euro, kurse në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 të hyrat janë 192 mijë e 051,05 euro dhe dallimi është për 31 mijë e 151, 68 euro më shumë të hyra gjatë vitit aktual.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …