Angela Aggeler: Për Uashingtonin, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të ketë prioritet në Maqedoninë e Veriut

Angela Aggeler: Për Uashingtonin, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të ketë prioritet në Maqedoninë e Veriut

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angjela Agjeler, ka bërë të ditur se për Uashingtonin, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të ketë prioritet në Maqedoninë e Veriut, krahas çështjeve që lidhen me energjetikën dhe ekonominë. Ajo i ka bërë këto deklarata pak para vizitës së Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Collet në rajonin e Ballkanit. Me z. Collet do të diskutohen prioritetet e përbashkëta, ndërkohë që çështja e korrupsionit mbetet primare për Uashingtonin. Ai do të ngre më shumë çështje gjatë vizitës brenda kësaj jave. Viti 2023 do të jetë shumë intensiv për ju dhe ai do të konfirmojë angazhimin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në çdo mënyrë të mundshme”, ka thënë Aggeler në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …