Angela Griep: Gjykata Speciale ia ka vazhduar masën e paraburgimit ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi

Angela Griep: Gjykata Speciale ia ka vazhduar masën e paraburgimit ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi

Shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në Gjykatën Speciale,   Angela Griep ka bërë të ditur se kjo gjykatë ia ka vazhduar masën e paraburgimit ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçit. Në konferencën për medie ajo  ka dhënë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë, raporton “Betimi për Drejtësi“. Ajo ka bërë të ditur se në rastin Thaçi dhe të tjerët, të martën, me 25 janar, një version i redaktuar publik i vendimit i gjykatësit të procedurës paraprake u dorëzua, me të cilin urdhërohej mbajtja e mëtejme në paraburgim e Hashim Thaçit. “Gjykatësi i procedurës paraprake konstatoi që rreziku se i akuzuari të pengoj procedurat ose të kryej krime të tjera mund të zbutet mjaftueshëm përmes kornizës për monitorimin e komunikimit të objekteve të paraburgimit të Dhomave të Specializuara. Ajo bëri të ditur se të premten, më 21 janar, trupi gjykues 1 urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Salih Mustafës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …