leoni

Angela Kosta: Heronjtë nuk vdesin kurrë, recension i librit: Prekazi, Brezi i Heronjve, i autorit, Dibran Fylli


Prekazi, Brezi i heronjve, libri i Dibran Fyllit shkrimtar, poet, regjisor dhe kryeredaktor i Revistës Kulturore Letrare Artistike Orfeu dhe Orfeu.al 

“Jam munduar që ta përmbledh shkurtimisht gjithë veprimtarinë e kësaj familjeje të shenjtë ashtu sikurse biografinë e Prekazit”… (Dibran Fylli)

Pas një përshkrimi të gjatë e të saktë për Kosovën nën represionin dhe hakmarrjen serbe e cila ka vuajtur masakrat e shumta, përpjekjet për të shfarosur një popull të tërë, duke bërë spastrim etnik dhe duke ndryshuar demagogjinë e tokës, dëshmi të cilën Dibran Fylli e sjell për lexuesit nga e gjithë historia e familjes së Adem Jasharit, heroit legjendar dhe komandantit të Ushtrisë së Kosovës (UÇK), autor i  cili ka marrë pjesë personalisht në luftën kundër serbëve, duke u plagosur madje rëndë. Teksa shfletojmë librin, hyjmë në një botë të egër, në një tokë shumë të përvuajtur, e etur për të marrë me çdo kusht lirinë e mohuar dhe të munguar ndër shekuj, duke luftuar deri në pikën e fundit të gjakut. Patriotizmin e madh e vërejmë në figurën simbolike, protagonistin kryesor të këtij libri dhe jo vetëm nga heroi, Adem Jashari të cilin Dibrani e përshkruan në mënyrë të përsosur, duke na kthyer në më shumë se 30 vjet pas, në hapat e parë drejt organizimit dhe formimit të UÇK-së, por edhe të gjithë atyre që e ndoqën dhe iu bashkuan këtij ideali për të mbrojtur lirinë. Teksa lexojmë librin, na bën përshtypje saktësia e vendeve, emrave dhe fakteve në të cilat Dibrani na shpjegon me imtësi, ngjarjet historike dhe, e gjithë kjo ndodh jo vetëm rreth vendit të tij, por edhe për heronjtë që dhanë jetën në moshë aq të re. Është për t’u admiruar fakti se si Dibrani nëpërmjet shkrimit të tij na afron me personazhin e heroit, këmbënguljen e Adem Jasharit, shpirtin e tij fisnik si luftëtar trim i cili nuk u dorëzua kurrë armikut, pavarësisht se e dënuan tri herë me nga 20 vjet, (pra 60 vjet) ose edhe pse e dinte që gjithsesi serbët përpiqeshin me çdo mënyrë ta eliminonin, ai kurrë nuk e humbi shpresën dhe forcën për të luftuar dhëmb për dhëmb me pushtuesin që shkelte, plaçkiste pa pushim dhe pa mëshirë çdo gjë që i përkiste tokës mëmë, madje armiku varroste për së gjalli ëndrrat, gjuhën, lirinë dhe flamurin e një populli të tërë, plot vullnet dhe dëshirë për ta çuar deri në fund idealin.

 

Pikërisht ky popull dhe luftëtarët e tij nuk u gjunjëzuan kurrë, edhe pse ishin të vetëdijshëm se gjithsesi vdekja ishte në prag. Tre ditët e luftës së Jasharëve, të cilat Dibrani na i rrëfen qartë në çdo fjalë, na bëjnë të mendojmë se nuk është aspak një film, por është ajo çka ka ndodhur realisht, jo larg viteve 2000, në një vend i cili ndodhet vetëm pak hapa nga Europa dhe në zemër të Ballkanit. Nëpërmjet figurës heroike dhe trime të Adem Jasharit dhe të dashurve të tij të afërm, Dibrani përqëndrohet gjithë kohën në tokën e përgjakur nga reprezaljet e vazhdueshme të serbëve. Tri ditët e luftimeve ku familja Jashari dhe të gjithë të afërmit luftuan heroikisht dhe humbën jetën, midis të cilëve kishte edhe fëmijë Dibran Fylli, na i rrëfen të gjithë këto, sikur ta kishim dhe përjetonim vetë skenën para syve. Për më tepër, autori e “mohon” me vendosmëri vdekjen e Adem Jasharit, duke këmbëngulur dhe përsëritur, (mendim ky të cilin e ndan i gjithë populli kosovar) nga fillimi deri në fund: “Ai është i gjallë”. Dhe kjo çka thotë Dibran është e drejtë: Heronjtë nuk vdesin kurrë! Adem Jashari, siç saktëson Dibrani, do të jetojë brez pas brezi, sepse nëpërmjet tij, vetë populli shkroi historinë reale dhe legjendare në faqet e jetës, të ekzistencës njerëzore dhe të atdheut Kosovë, sot e lirë por akoma në kërkim të begatisë, falë atyre që luftuan nën udhëheqjen e Komandantit të Ushtrisë, (UCK) heroit të Prekazit, Adem Jashari. Mendoj që ky libër (mendim ky edhe nga shumë patriotë të tjerë) i përkthyer në 9 gjuhë të huaja, duhet të shpërndahet dhe të lexohet në të gjitha shkollat shqipe jo vetëm në Kosovë, por edhe në Diasporë. Libri gjendet në Bibliotekën e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, si dhe nëpër disa Librari te kryeqytetit e nëpër disa shkolla e vende të tjera nëpër Kosovë. Turistët e huaj që vijnë per ta vizituar Kompleksin Memorial ne Prekaz thuajse të gjithë e marrin këtë libër (historik do ta quaja), i cili meriton vëmendje të konsiderueshme edhe nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe e Kulturës në Kosovë.

Po sjellim këtu biografinë e autorit:

Dibran Fylli ka lindur në Açarevë të Skënderajt më 29 shtator të vitit1956. Ai ka mbaruar Akademinë për Teatër, Radio, Film dhe Televizion (AGRFT) në Lubjanë. Dibran Fylli është regjizor, shkrimtar, poet dhe Kryeredaktor I Revistës prestigjoze Orfeu në Prishtinë – Kosovë. Ai është gjithashtu:
– Anëtar i Shoqatës “Migjeni” dhe revistës “Alternativa” në Lubjanë.
– Pjesëtar i radhëve të para të UÇK-së dhe udhëheqës i Njësitit të parë “Shkoza2” në Açarevë.
– Pjesëmarrës i shumë betejave, i plagosur në betejën e Llapushnikut më 8 maj 1998.
– Themelues i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” të UÇK-së.
– Ideator skenarist e organizator i Manifestimit Përkujtimor “Ditët e Përndritjës” tashmë “Epopeja e UÇK-së” e cila organizohet më 5, 6 dhe 7 mars – e njohur si “NATA e ZJARREVE”.
-Ka qenë Shef i TAU “Hamëz Jashari” të UÇK-së dhe TMK-së (1998-2002).
– Ideator, skenarist e regjisor i Festivalit Folklorik “I këndojmë lirisë” kushtuar figurës madhështore të UÇK-së Mujë Krasniçi – KAPUÇI (Klinë 6, 7 dhe 8 Qershor).
– Autor dhe skenarist i programit artistik “Ai është i gjallë” (pjesa -I- dhe -II-)
– Autor i shumë skenarëve dhe organizator i dhjetëra Akademive Përkujtimore e Solemne.
– Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Klubit të Shkrimtarëve “Vorea Ujko” në Klinë.
– I arrestuar nga gjykata e UNMIK-ut dhe i privuar nga liria për 4 vjet – 1365 ditë, ku më pas u lirua si i pafajshëm.
Vepra e  botuara të Dibran Fyllit::
1. Përmbledhje poezish “Të fala nga Stambolli” (Tiranë, 1998)
2. Argumente “Drenica dikur dhe sot”
(Tiranë, 1998)
3. Përmbledhje poezish “Ai është i gjallë” (Rilindja, Prishtinë 2000)
4. “Edhe kjo është pjesë e jetës” roman “KSH
“Vorea Ujko” (Klinë, 2006).
5. “Ditari i Tafrruk Tafrrukuci  të Tafrrukajve” komedi – humor (Klinë, 2006)
6. “Sharkia e Drenicës”,  KSH “Vorea UJKO”
(Klinë, 2007)
7. “1365 ditët e jolirisë” – Përmbledhje poezish  (LSHK, 2012)
8. “Prekazi brezni trimash” kronologji në 7 gjuhë – LSHK (2013)
9. “Edhe kjo është pjesë e jetës”, roman – (ribotim ) LSHK, ( 2013)
10. “Hasan Prishtina, stërnip i Avdullah Veliqit”, monografi – Prishtina Press (2013)
11. “Tahir Meha – 5 breza pushkë lirie”, kronologji (shqip dhe anglisht) “Meshari” (2014)
12. “Sharkia e Drenicës” (ribotim) LSHK, Prishtinë, (2015)
13. “Lulëkuqet  e lirisë” – Çdo shesh një përmendore, antologji poetike – “Meshari” (2015)
14. “Fryma e Lirisë” poezi – Meshari (2016)
15. “Hasan Prishtina, stërnip i Avdullah Veliqit”, monografi (botimi i dytë – 2018)
16. “Penë e Pushkë”, poezi, Botues SHKAL “Naim Frashëri” (Prishtinë 2018)
17. “Tokë e mbjellë me varre”, argumente, (Prishtinë, 2020
18. “Prishtina ime” (kumtesa, poezi) Prishtinë (2021)
19. “Konti i letrave shqipe”, (Intervista, vështrime, recensione – 2021)
20. “Ujëvarë fjalës artistike” –  poezi
(Prishtinë, 2022)
21. “Ditari i të vërtetave – Udhët e sakrificave” –  ditar (Prishtinë, 2023)
22. “Prekazi brezni trimash” kronologji në 9 gjuhë – (ribotim i tretë me plotësime, (2023)
23. “Hasan Prishtina, Ideolog i çështjes kombëtare”, monografi (2023).
Dibran Fylli është nderuar me shumë çmime letrare dhe po përmendim disa prej tyre. Ai është vlerësuar me:
– Çmimin letrar “Metafora 1”, për poezinë “Në sheshin e lirisë” – (për poezinë e lauruar, në Festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik 2012)
– Çmimi “Shën Jeronimi Ilir”, poezia “Nderim para Legjendës”, (Vendi i parë, në Takimet e “Dom Mikelit 2012” në Stubëll)
– Çmimi i Diasporës, poezia “Çdo shesh, një përmendore” – (Vendi i parë, në Festivalin Ndërkombëtar të letërsisë, Besianë, 2013).
-Vendi i parë – Krijimtari letrare, (Konkurs artistik për Ditën e Dëshmorëve, Malishevë, 2014)
– Vendi i dytë – në Manifestimin letrar “Malli poetik i Kosovës” (2014)
– Çmimi -I- Konkursi poetik (Tiranë)
Çmimi -II- Festivali Mbarëkombëtar i poezisë, (Gjakovë).
Dibran Fylli ka bërë Fotografi dhe xhirime ekskluzive gjatë luftës 1997 – 1999:
– mbi 200 fotografi
– mbi 400 minuta xhirime filmike ekskluzive
filma të realizuar
– film artistik në dy pjesë “Deri kur…?” (1996)
– komedi “Kalanica e Kadiut“ (1996)
– filmi i shkurtër “Qyteti i zi” (2014) – pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të filmit ballkanik në Pogradec dhe në Festivalin e filmit “Hyjnesha në Fron”, në Javën e filmit shqiptar (Nju Jork – SHBA)
– seriali “Rri n’shpi” – (2019).
Po përmendim këtu edhe rolet të realizuara nga DibranFylli:
– Filmi “Rrënjët” – Hazir Dema
– Filmi “Deri kur?” – Demë Sinani
-Komedi “Kalanica e Kadiut” – Tafrruk Tafrrukuci
-Filmi “Vdekja në sy të motrës”- Babai
– Filmi “Azem Galica”- Bejtë Galica
– Filmi artistik i metrazhit  të gjatë “Azemi” – polici serb
-Filmi i shkurtër “Qyteti i zi” – polici serb (pjesëmarrës në tri Festivale)
– Filmi artistik “Balkan Scam3” – i burgosuri
– Filmi artistik “Istanbul Conection” – mjeku luftëtar.
-Filmi “Koha e hakmarrjes” – babai
– serial televiziv “Vendlindja ime” (2018)
– Tregime popullore, serial në 40 episode (2022 – 2023)
– Serial televiziv “Capo”, 2023 (vazhdon)…
– Komedi televizive me episode “Dashni me dy teha” – 2023 (vazhdon)…
– Film artistik i metrazhit te gjatë “Dasma e maleve” (2023 – në xhirim e sipër).Dibran Fylli ka realizuar 38 filma dokumentarë dhe 2 monologje:
1. “Gjaku i Kosovës“, dokumentar për luftën e UÇK-së dhe shërimin e të plagosurve
(filmi është realizuar dhe punuar gjatë luftës, në TV Klan dhe është edituar ne TVSH, 1998)
2. “Organizimi i shëndetësisë gjatë luftës“, dokumentar i promovuar ne Simpoziumin Ndërkombëtar (Prishtinë 29 shtator1999)   
3. Film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Skënder Çeku (2000)
4. Film dokumentar kushtuar heronjve Nebih e Tahir Meha (kooproduksion me RTK – 2001)
5. Dokumentar “Lindja dhe rrita e Bat. 40 të shëndetësisë të TMK-së“ (2001)
6. Dokumentar “Thyerja e kufirit, ideal i bashkimit kombëtar“ kushtuar Betejës së Koshares (2001)
7. Dokumentar “Akademia e Mbrojtjes Tempull i dijës ushtarake” (22 prill 2002)
8. Film dokumentar “Vepër, jo fjalë“ (2008)
9. Film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Muhedin Morina (2008)
10. film dokumentar “Fryma e lirisë zbutë dhembjen për liri“ kushtuar Dëshmorit Faruk Elezi (2008)
11. Film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së Dëshmorit të Brigadës 112 Arben Haliti (2008)
12. film dokumentar “Jeta dhe lufta për liri“ kushtuar Dëshmorit Avni Zhabota (2008)
13. dokumentar “Korbi, pjesë e betejave të përgjakshme për shthurjen e Jugosllavisë“ Mirush Dakaj – (2008)
14. Monolog kushtuar luftës çlirimtare të ZO të Pashtrikut (2008)
15. Film dokumentar poetik “Krushqëzimi“ kushtuar 24 Dëshmorëve të Jezercit (2008)
16. Film dokumentar informativ “Libri në shtegtim“ për krijimtarinë e krijuesit Isak Guta (2008)
17. Monolog “Amaneti i kullës së lashtë” (2009)
18. Film dokumentar “Gjaku i lirisë“ kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Fehmi Rama (2009)
19. Film dokumentar “Krisma e Këngë” kushtuar Dëshmorit Milaim Krasniqi (2010)
20. Dokumentar “FASHIKO” (2011 – për sportin e karatesë në Kosovë)
21 – 33. Emision ekskluziv dokumentar në 12 episodi të vazhdueshme “LUFTË PËR JETËN” i edituar në RTK (gjatë sezonit 2010 – 2011)
34. Dokumentar “MBIJETESA” (2012), pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju Jork
35. Dokumentar “KRIMI” (2012) – pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju Jork
36. dokumentar “AI JETON NE SHPIRTIN E POPULLIT” kushtuar Hasan Prishtinës (2013)
37. Dokumentar “Shkencëtarja e Gramatikës Historike” kushtuar Prof. Dr. Hava Qyqalles (2017)
38. Dokumentar “Shtëpitë shkolla” – Gjimnazi “Sami Frashëri” (Prishtinë, 2020)
39. Dokumentar “Shtëpitë shkolla” – Sh.M.T “28 Nëntori” (Prishtinë, 2021)
40. Dokumentar: Hasan Prishtina ideolog i Çështjes Kombëtare” (2022).


Angela Kosta, shkrimtare, poete, përkthyese, publiciste, dhe Zv. Kryeredaktore në Albania Press 

Kontrolloni gjithashtu

Prof. Dr. Hivzi MUHARREMI: In Memoriam-Impresion  mbi jetën dhe veprat e piktorit profesorit, akademikut Tahir Emra

Piktor kolorist i figuracionit, peizazheve, enteriereve dhe natyrave të qeta Me ndarjen nga jeta të …