Angela Merkel dhe CDU kundër bojkotit të zgjedhjeve nga PD-ja e Bashës dhe kundër Qeverisë teknike

Angela Merkel dhe CDU kundër bojkotit të zgjedhjeve nga PD-ja e Bashës dhe kundër Qeverisë teknike

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe partia e Angela Merkelit, CDU, një partner i Partisë Demokratike, pozicionohet kundër bojkotit të parlamentit dhe zgjedhjeve parlamentare nga opozita në Shqipëri. Përmes një letre të mbërritur në selinë e demokratëve, e cila mban datën 23 mars, zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franc Josef Jung, i cili është njëkohësisht edhe shefi i politikës së jashtme në CDU, si dhe ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë, i kërkon Lulzim Bashës të heqë dorë nga rruga e bojkotit të zgjedhjeve. Në letrën e Jungut sqarohet se CDU pajtohet me shqetësimet e opozitës për shitblerjen e votës, por shton gjithashtu se bojkoti nuk është zgjidhje në një kohë kur Brukseli pret zbatimin e Reformës në Drejtësi. CDU dhe CSU, thotë zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Bundestagut, është shumë e shqetësuar që në zgjedhjet e 18 qershorit mund të ketë falsifikim të madh si rezultat i blerjes së votave dhe mjeteve të tjera, por bojkotin ai e cilëson si rrugë të gabuar, përfshirë këtu edhe kërkesën për qeveri teknike.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …