Angela Merkel: E përgëzoj përzemërsisht kryeministrin Edi Rama për përparimet e Shqipërisë

Takimi i Edi Ramës me Angela Merkel në ditën e Pavarësisë shërbeu për të kuptuar pozicionin që Këshilli Europian do të mbajë në 15 dhjetor. “Komisioni Europian kërkon që zhvillimi në Shqipëri të jetë konstant dhe përparimet e bëra nga Shqipëria i ka përmendur edhe në raportin e progresit. Dua të përgëzoj përzemërsisht Kryeministrin Edi Rama për këto përparime”, tha Merkel.  Por a do të thotë kjo një “Po” në dhjetor? Burime diplomatike konfirmojnë për Top Channel se Gjermania është e gatshme të mbështesë rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për anëtërsim me Shqipërinë, kur të jetë zbatuar ligji i vettingut dhe reforma në drejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK: Vetëvendosja nuk i ka numrat e nevojshëm për votimin e kryekuvendarit të ri

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se partia Vetëvendosje nuk i ka numrat e nevojshëm …