Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka hedhur poshtë spekulimet se do të japë dorëheqjen para përfundimit të mandatit të saj në vitin 2021. Ditë më parë në media u raportua se ajo do të shpallë qëndrimet e saj në konventën e partisë në qershor, transmeton lajmi.net. Mergel, e cila konsiderohet të jetë një faktor stabiliteti në Evropë, u tërhoq nga posti i liderës së partisë në dhjetor dhe në krye të partisë së Demokratëve erdhi Anegret Pick-Karenbauer. E pyetur në një konferencë shtypi rreth dorëheqjes, ajo ka thënë se përgjigja është ‘jo’. Spekulimet në media u bënë më të forta vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve të Paralemntit Evropian ku konservatorët shpresojnë të mbesin më të fortë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …