Angela Merkel mesazhin e fundjavës ia kushtoi Konferencës së saj të fundit me liderët e Ballkanit Perëndimor

Angela Merkel mesazhin e fundjavës ia kushton Konferencës së saj të fundit me liderët e Ballkanit Perëndimor

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ia kushtoi mesazhin e fundjavës Konferencës së saj të fundit me liderët e Ballkanit Perëndimor, e cila do të zhvillohet të hënën (05.07), në mënyrë virtuale. “Edhe pse takimi do të bëhet vetëm me video, unë jam e gëzuar që do të mund të vijojmë bashkëpunimin me kryetarët e shteteve dhe qeverive nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel në podcastin e saj të përjavshëm, të shtunën. Ndihmesë për stabilitet dhe dialog. Merkel kujtoi më tejfillimet e Procesit të Berlinit të iniciuar nga Gjermania në vitin 2014: “Si atëherë, ashtu edhe sot qëllimi është të japë ndihmesa sa më konkrete për qëndrueshmërinë e rajonit dhe për dialogun paqësor mes të gjitha palëve”, vijoi më tej politikania kristiandemokrate.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …