Angela Merkal i ka dhënë fund mandatit të saj, në postin e Kancelares së Gjermanisë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë me këtë rast se ka qenë i nderuar që ka pasur rastin të punojë me Merkelin. Ai ka thënë se Merkeli ka qenë gjithmonë pranë Kosovës, duke kontribuar në promovimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë. “Një mike e madhe e Kosovës po mbaron mandatin e saj. Angela Merkel për gjashtëmbëdhjetë vjet kancelare e Gjermanisë, ishte pranë Kosovës, me përkushtim të lartë për ruajtjen e paqes, promovimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Thellësisht mirënjohës Kancelare Merkel. Ishte nder të punoja me ju”, ka shkruar Haradinaj.
