leoni

Angelika Viets: Kriza politike në Kosovë është pasojë e armiqësive të vjetra dhe egoizmave partiakë

Angelika Viets: Kriza politike në Kosovë është pasojë e armiqësive të vjetra dhe egoizmave partiakë

Ambasadorja gjermane në Prishtinë, Angelika Viets ka deklaruar për Dojçe Vele se kriza politike në Kosovë është pasojë e armiqësive të vjetra, di dhe e egoizmave partiakë. Po, mund ta kuptojmë shumë mirë, nga njëra anë kjo situatë të kujton shumë atë të verës 2014, edhe atëherë kishim zgjedhje të parakohshme, por në thelb konflikti është më i vjetër. Ai të kthen pas në vitin 1999, ndoshta edhe më parë, përballë njëra-tjetrës qëndrojnë parti të armiqësuara, individë të armiqësuar me njëri-tjetrin, kjo e bën shumë të vështirë dhënien e recetave për një zgjidhje. Kriza në zgjedhjet e fundit në vitin 2014 nuk u kapërcye. Partitë janë të interesuara kryesisht për ruajtjen e pushtetit, dhe persona të caktuar që veprojnë, janë jo pak të interesuar edhe për atë se çfarë do të ndodhë me ta. Shumë kanë frikë edhe nga ndjekja penale, nëse nuk janë në pushtet. Kemi një situatë stagnimi që mund të zgjasë për shumë kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …