Grupi për Studime Juridike dhe Politike mbajti tryezën me temën “Një vit pas hyrjes në fuqi të MSA-së: A jemi me afër integrimit në BE?”, ku u tha se Qeveria duhet të angazhohet më shumë në implementimin e kësaj marrëveshje. Kjo tryezë u organizua me qëllim që të diskutohet progresi i deritanishëm në realizimin e objektivave që dalin nga Plani i Veprimit për Zbatim të MSA-së, sfidat e paraqitura deri më sot dhe rolin e institucioneve kyçe për të zbatuar reformat e kërkuara nga Marrëveshja për Stabilizim Asociimin në planin afatshkurtër. Angelika Viets, ambasadore e Gjermanisë në Kosovë, tha se Qeveria duhet të angazhohet më shumë në implementimin e kësaj marrëveshjeje, pasi që implementimi i MSA-së është rruga drejtë Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …